Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjet ka rikthyer sërish vëmendjen te dinamika mes banorëve të Big Brother VIP Albania.

Në qendër të diskutimit është bashkëshortja e Mirit, e cila në një klip të publikuar së fundmi shfaqet duke bërë një deklaratë që nuk ka kaluar pa u vënë re.

“Unë kapa zemrën e burrit tim…” – shprehet ajo, një fjali që është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh me nënkuptime.

Në rrjet kanë nisur menjëherë komentet, ku shumë përdorues e lidhin këtë deklaratë me situatat dhe raportet e krijuara gjatë spektaklit, veçanërisht me Selinën.

Ndërkohë, videoja ka marrë mijëra reagime dhe është bërë virale në pak orë, duke ndezur diskutime të shumta mbi kuptimin e vërtetë të mesazhit.

@topchanneltvalbania

“Unë kapa zemrën e burrit tim…”/ Shfaqet klipi i bashkëshortes së Mirit, duke hedhur nënkuptime për Selin

♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip