Pas 120 ditësh izolim dhe një rrugëtimi të mbushur me emocione, Selin u shpall fituese e Big Brother VIP Albania, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Por ndryshe nga sa mendohet, shuma që ajo merr në dorë nuk është e plotë.

Sipas legjislacionit shqiptar, fitimet nga spektaklet televizive tatohen me 15%, që do të thotë se nga 100 mijë euro, rreth 15 mijë euro shkojnë për shtetin.

Në fund, Selinës i mbeten realisht rreth 85 mijë euro.

Vetë fituesja ka deklaruar se një pjesë të parave do ta përdorë për bamirësi, ndërsa pjesën tjetër për plane personale që i konsideron shumë të rëndësishme.

Megjithatë, çmimi i finales mund të jetë vetëm fillimi për të.

Si një nga personazhet më të përfolur të momentit, Selin pritet të përfitojë shumë më tepër përmes reklamave, bashkëpunimeve dhe ofertave televizive që zakonisht pasojnë një fitore të tillë.

Ndërkohë, në rrjet ka nisur edhe një debat tjetër: a është 100 mijë euro një çmim i mjaftueshëm për një format kaq të madh, apo duhet të rritet si në vendet e tjera?

Një gjë është e sigurt – Selina fitoi lojën, por historia e saj financiare sapo ka filluar.