Tensionet në Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin, këtë herë drejtpërdrejt në studio.

Gjatë një momenti të fortë, Rogerti i është drejtuar moderatorit Ledion Liço me akuza të hapura, duke vënë në pikëpyetje rolin e tij në spektakël.

“Ti je moderator, por ke dhënë më shumë opinione se opinionistët,” është shprehur ai, duke lënë të kuptohet se sipas tij, drejtimi i formatit nuk ka qenë plotësisht neutral.

Rogerti ka theksuar se kjo qasje mund të ketë ndikuar edhe në perceptimin e publikut ndaj tij gjatë lojës, duke ndikuar në mbështetjen që ka marrë.

Momenti ka shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa mbështesin deklaratën e tij, ndërsa të tjerë e konsiderojnë të pabazë.

@topchanneltvalbania

Rogerti-Ledion Liços: Ti je moderator, por…

♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip