Ngjarja e rëndë në Lezhë vijon të tronditë opinionin publik, ndërsa dalin detaje të reja nga atentati ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Sipas informacioneve të fundit dhe raportimeve televizive, autorët dyshohet se kanë qëlluar me intensitet drejt automjetit të çiftit, duke mos u lënë asnjë mundësi shpëtimi viktimave.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona të dyshuar: Adriano Mhillaj (22 vjeç), Florin Mhillaj (36 vjeç) dhe Renato Mhillaj (23 vjeç), ndërsa operacionet për kapjen e tyre janë në vijim.

Dyshimet kryesore lidhen me motive hakmarrjeje, pasi viktima Kreshnik Mujeci rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë të viteve më parë, konkretisht në vrasjen e Genc Mhillajt në vitin 2016.

Raportohet se personat e shpallur në kërkim janë familjarë të viktimës së asaj kohe, çka përforcon pistën e një zinxhiri hakmarrjeje mes dy familjeve.

Deri më tani nuk ka arrestime, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur mbarë vendin

@topchanneltvalbania

“Kanë gjuajtur me intensitet”, vritet çifti në Lezhë, dalin detajet e ngjarjes tronditëse!

♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip