Një deklaratë e fortë nga Ferma VIP ka ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Gjatë një bisede me Ilirin, Adioni u shpreh hapur për ndjenjat e tij, duke bërë një dallim të qartë mes jetës reale dhe lojës brenda fermës.

“Dashurinë e vërtetë e kam jashtë… dashuria ime për lojë është Ola,” – tha ai, një deklaratë që ka trazuar publikun.

Kjo ka shkaktuar një valë kritikash, pasi ndjekësit e kanë cilësuar si të pasinqertë raportin e tij me Olën, duke theksuar se deri tani ai është shfaqur si i dashuruar me të.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar, pasi vetëm pak ditë më parë në Prime ishte i pranishëm vëllai i Olës, i cili u shpreh kategorikisht kundër kësaj lidhjeje dhe i kërkoi motrës të mos kishte kontakt me Adionin.

Pas kësaj deklarate të fundit, rrjeti ka “shpërthyer” në komente, duke akuzuar Adionin se po përdor ndjenjat për lojë dhe strategji.

Ndjekësit tashmë po presin reagimin e Olës dhe zhvillimet e radhës, ndërsa kjo situatë pritet të ndikojë fort në dinamikat brenda fermës.

@thebestthought8

Mos luni me ftyr, se trurin e dim qe e keni bosh! 😡#funny #fyp #femratshqiptare #fermavip #ftyra

♬ original sound – thebestthought