Pas shumë debatesh dhe aludimesh në Ferma VIP, duket se gjithçka mes Vanesës dhe Indrit ka marrë një kthesë të qartë.

Dyshja ka vendosur të lërë pas çdo hezitim dhe të konfirmojë ndjenjat në mënyrën më të drejtpërdrejtë.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e spektaklit në Instagram, ata shfaqen duke ndarë një moment shumë romantik, që ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut.

Siç shihet në pamje, Vanesa dhe Indri shkëmbejnë puthjen e tyre të parë në buzë, pa u fshehur më nga kamerat.

Ky moment është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët prej ditësh prisnin një konfirmim të tillë nga ana e tyre.

Puthja vjen edhe si një “vulë” e asaj që Vanesa kishte paralajmëruar më herët, duke treguar se mes tyre ka diçka më shumë se thjesht një miqësi.

Videoja është bërë menjëherë virale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të ditëve të fundit në fermë.