Një episod argëtues ka ndodhur në Ferma VIP, duke sjellë të qeshura mes fermerëve dhe publikut.
Teksa Malbora po përpiqej të kapte një kuti me kauçë, situata mori një kthesë të papritur, pasi gjatë lëvizjes ajo u gjend në një pozicion që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të tjerëve.
Ky moment nuk i shpëtoi Ilirit dhe Visit, të cilët e kthyen menjëherë situatën në humor me batuta spontane.
“Ti me duket u veshe kështu që të kapësh kauçin,” – i thanë ata me të qeshura, duke e bërë situatën edhe më gazmore.
Momenti është bërë viral në rrjet, ku ndjekësit po e komentojnë si një nga skenat më qesharake të ditëve të fundit në fermë.
Situata të tilla tregojnë edhe një herë se përveç tensioneve, “Ferma VIP” di të dhurojë edhe momente të lehta dhe plot humor.

