Pas fitores në Big Brother VIP Albania, vëmendja e publikut është përqendruar te marrëdhënia mes Selinës dhe DJ Gimbos.

    Megjithëse dyshja nuk është shfaqur shpesh bashkë kohët e fundit, duket se gjithçka mes tyre vazhdon normalisht, pavarësisht angazhimeve të shumta pas spektaklit.

    Një detaj i fundit në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

    Në një postim ku Selina shfaqej pjesë e një fushate të re, Gimbo i ka komentuar publikisht: “Do you love me?”, duke e shoqëruar me një emoji unaze fejese.

    Por ajo që bëri më shumë bujë ishte reagimi i Selinës, e cila iu përgjigj me një emoji nuseje, duke lënë hapësirë për shumë interpretime.

    Fansat kanë shpërthyer menjëherë në komente, duke aluduar për një hap më serioz në marrëdhënien e tyre.

    Nëse kjo është një shenjë për diçka më shumë apo thjesht një ngacmim mes tyre, mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: dyshja vazhdon të mbajë gjallë interesin e publikut.