Ngjarja që shkaktoi panik në Ferma VIP duket se po merr një tjetër kthesë, duke shtuar edhe më shumë mister rreth asaj që ndodhi realisht.

Fillimisht, përmes një reagimi zyrtar, u bë e ditur se situata lidhej me qenushin Stormi, duke qetësuar disi publikun.

Por së fundmi, një deklaratë e Elton Tozajt ka ndryshuar krejt narrativën.

I ftuar në një intervistë, ai u shpreh se incidenti nuk ka lidhje me qenin, por me një nga konkurrentët.

“S’ka lidhje qeni. Qeni është në rregull… Një nga konkurrentët ka patur një problem shëndetësor goxha të rëndë,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet për një situatë serioze.

Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë rrjetin, pasi bie ndesh me versionin zyrtar të dhënë më parë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë sërish për të sqaruar përfundimisht çfarë ndodhi në ato momente që alarmuan banorët dhe publikun.