Një video tronditëse nga Ferma VIP po qarkullon me shpejtësi në rrjet, duke alarmuar ndjekësit e programit.

    Në pamje, fermerët shihen të përfshirë nga paniku, duke vrapuar të çorganizuar dhe duke bërtitur pas një incidenti të papritur që ka ndodhur brenda fermës.

    Audioja e videos është edhe më shqetësuese, ku dëgjohen thirrje të forta për ndihmë dhe ankth i madh mes banorëve.

    “Ça ka ndodhur?” dëgjohet një zë, ndërsa një tjetër përgjigjet i alarmuar: “Ka epilepsi! Thërrisni dikë, thërrisni shpejt Agai-n, është shumë keq!”

    Edhe pse nga pamjet nuk dallohet qartë se kush është prekur, në rrjet kanë nisur aludimet se bëhet fjalë për qenushin e fermës, Stormin.

    Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni për këtë ngjarje, ndërsa situata mbetet e paqartë.

    Ndjekësit presin me shqetësim një reagim zyrtar për të kuptuar çfarë ka ndodhur realisht dhe në çfarë gjendjeje është ai që është prekur nga kjo situatë e rëndë.