Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, duket se raporti mes Mateos dhe Brikenës po vazhdon edhe jashtë shtëpisë.
Së fundmi, dyshja janë parë bashkë në një ambient festiv, ku shfaqen të buzëqeshur dhe plot energji, duke kërcyer dhe shijuar momentin pranë njëri-tjetrit.
Pamjet tregojnë një atmosferë shumë pozitive mes tyre, duke lënë të kuptohet se lidhja që u krijua gjatë lojës nuk është shuar.
Ata duken të relaksuar dhe të lumtur, ndërsa nuk mungojnë as momentet e afërsisë dhe komunikimit mes tyre.
Videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku fansat e çiftit kanë reaguar me komente pozitive dhe mbështetje të madhe.
Duket se historia e tyre vazhdon edhe pas kamerave, duke i bërë ata një nga çiftet më të komentuar të këtij sezoni.
@xmelloxganga @Xmellox gang

