Teksa finalja e Big Brother VIP Albania është vetëm pak orë larg, një detaj nga e kaluara e Mateos ka ndezur rrjetin.

    Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai kishte pranuar vetëm një ndërhyrje estetike, duke treguar se kishte operuar veshët për shkak të bullizimit në fëmijëri.

    Por së fundmi, një foto krahasuese që po qarkullon masivisht në rrjete sociale duket se po vë në dyshim këtë deklaratë.

    Në imazh shfaqet Mateo në një dalje të vjetër televizive krahasuar me pamjen e tij aktuale, dhe ndryshimet në tipare – veçanërisht në hundë – janë të dukshme për shumë ndjekës.

    Kjo ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente, ku disa e akuzojnë për mungesë sinqeriteti, ndërsa të tjerë e konsiderojnë diçka personale.

    Edhe pse ndërhyrjet estetike janë të zakonshme sot, ajo që po diskutohet më shumë është fakti nëse finalisti ka qenë i hapur me publikun.

    Ky debat vjen në një moment shumë delikat, pak para votimit final, duke shtuar edhe më shumë tension në garën për fituesin.