Një moment tepër prekës është shënuar në Ferma VIP, ku Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë të papritur nga familja e saj.

Gjatë spektaklit, mbi fermë ka mbërritur një dron me një mesazh shumë të veçantë nga vajzat e saj.

Në pankartë shkruhej: “Mami të duam çmendurisht”, një dedikim që e preku thellë Mozën sapo e pa.

Reagimi i saj ishte i menjëhershëm, teksa nuk arriti të mbante lotët dhe u emocionua shumë për këtë gjest të bukur nga familja.

Mes emocionesh, ajo iu drejtua vajzave me fjalë dashurie, duke treguar se i mungojnë shumë gjatë qëndrimit në fermë.

Ky moment i ndjerë preku edhe banorët e tjerë, ndërsa në rrjet është komentuar gjerësisht si një nga skenat më emocionuese të ditëve të fundit në spektakël.