Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Welcome
    Welcome

    Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik – prindërit në Itali për kurim, babai me sëmundje …

    May 3, 2026
    Screenshot

    Detaje rrëqethëse janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

    Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për shkak të historisë së dhimbshme familjare të njërit prej viktimave. Vogëlushi që humbi jetën jetonte me të afërmit në Durrës, ndërsa prindërit ndodheshin në Itali, pasi babai i tij po përballej me një sëmundje të rëndë dhe ishte atje për kurim.

    Lajmi tragjik ka mbërritur tek familja në një nga momentet më të vështira të jetës së tyre.

    Mësohet se fëmija u përplas për vdekje pranë banesës së tij, teksa po luante në zonën përreth shtëpisë. Ndërkohë, viktima tjetër dhe i mituri i plagosur rëndë janë kushërinj të parë, çka e thellon edhe më shumë tragjedinë për familjen.

    Aksidenti ndodhi në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku tre fëmijë të moshës 10-11 vjeç po luanin në trotuar, pranë shtëpive të tyre.

    Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, Nikoll Radaçi, dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe ka humbur kontrollin e automjetit, duke i përplasur.

    Si pasojë e goditjes së fortë, dy prej fëmijëve humbën jetën në vend, ndërsa i treti vijon të luftojë për jetën në spital, në gjendje të rëndë.

    Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik dhe komunitetin e zonës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

    Related Posts

    “O Zot, çfarë bëra…” publikohet momenti tragjik ku shoferi u mori jetën dy fëmijëve (pamje të rënda)

    May 3, 2026

    Kujdes pamje të rënda! Momenti kur përplasen fëmijët – britma dhe panik në vendngjarje (VIDEO)

    May 3, 2026

    Tragjedi në Durrës! Makina përplas tre fëmijë në lagje – dy humbin jetën, një në gjendje të rëndë (VIDEO)

    May 3, 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.