Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Welcome
    Welcome

    Kujdes pamje të rënda! Momenti kur përplasen fëmijët – britma dhe panik në vendngjarje (VIDEO)

    May 3, 2026
    Screenshot

    Detaje të reja dhe pamje të forta kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur në zonën e Kënetës, në Durrës, ku tre fëmijë të mitur u përplasën nga një automjet.

    Në videon që po qarkullon në rrjet, kapet momenti pas përplasjes, ku dëgjohen britma dhe të qara nga personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

    Situata shfaqet kaotike, me njerëz që vrapojnë për të dhënë ndihmë dhe për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

    Siç është raportuar, fëmijët, të moshës 8 deri në 13 vjeç, u goditën nga një makinë që dyshohet se lëvizte me shpejtësi.

    Fatkeqësisht, dy prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

    Pamjet kanë tronditur rrjetin, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen te siguria rrugore dhe rreziku që u kanoset fëmijëve në zona të banuara.

    Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

    View this post on Instagram

    Related Posts

    “O Zot, çfarë bëra…” publikohet momenti tragjik ku shoferi u mori jetën dy fëmijëve (pamje të rënda)

    May 3, 2026

    Tragjedi në Durrës! Makina përplas tre fëmijë në lagje – dy humbin jetën, një në gjendje të rëndë (VIDEO)

    May 3, 2026

    Ndodh e papritura mes Gimbos dhe Mateos pas daljes

    May 3, 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.