Pas eksperiencave të shumta në ekran, përfshirë edhe Big Brother VIP Albania, Romeo Veshaj dhe Donald Veshaj janë rikthyer me një projekt tërësisht të pavarur.

Dyshja ka lançuar platformën e tyre online “X-Media”, ku do të sjellin formate të ndryshme, me fokus kryesor emisionin e tyre të ri “Më lër të mbaroj”, që do të transmetohet çdo javë.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë nuk është vetëm projekti, por deklaratat e tyre në puntatën e parë.

Gjatë një bisede mes tyre, Donaldi u shpreh:
“S’na censuron njeri këtu Romeo.”
Ndërsa Romeo e mbështeti menjëherë, duke i dhënë ton një bisede që u interpretua si një mesazh i drejtpërdrejtë për eksperiencat e kaluara televizive.

Kjo deklaratë është parë nga ndjekësit si një “thumb” ndaj figurave dhe produksioneve ku ata kanë qenë pjesë më parë, përfshirë edhe Ledion Liço.

Me këtë lëvizje, binjakët duket se po nisin një kapitull të ri, ku kontrolli dhe liria kreative janë plotësisht në duart e tyre, pa kufizime dhe pa “filtra”.