Një moment shumë emocional është regjistruar në Ferma VIP, ku Moza ka marrë një surprizë të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.
Gjatë qëndrimit në fermë, mbi ambientet ka kaluar një dron me një mesazh dedikuar për Mozën, duke i dhënë asaj një dozë të madhe motivimi dhe dashurie nga jashtë.
Reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm dhe shumë i ndjerë, teksa e emocionuar ka ngritur duart nga qielli dhe ka falënderuar pafund për këtë surprizë.
“Ta kisha këtu ta mbaja si flamur te krevati,” – është shprehur ajo, duke treguar sa shumë e ka prekur ky gjest.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, ku fansat kanë vlerësuar mbështetjen e Dafinës dhe reagimin e sinqertë të Mozës.
Surpriza nga ajri duket se i ka ndryshuar humorin dhe energjinë asaj, duke e bërë një nga momentet më të bukura të këtij edicioni.
@typicalfjoralba @Dafina Zeqiri #mimozaahmeti #dafinazeqiri #fermavip #shqip #memozen

