Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Welcome
    Welcome

    Shokon Miri: “Më ktheu përgjigje…” rrëfen momentin rrëqethës te varri i Dr. Florit (VIDEO)

    May 3, 2026

    Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Armir Shahini është rikthyer në ekran me rrëfime të forta dhe emocionale.

    I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, artisti ndau një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij: humbjen e mikut dhe kolegut të ngushtë, Dr. Flori.

    Miri tregoi se nuk ka mundur të jetë fizikisht në ceremoninë mortore, duke e ndjekur gjithçka nga larg, përmes ekranit.

    “E shikoja ceremoninë live, por kishte momente që e fikja… nuk e duroja dot,” – u shpreh ai, duke treguar sa e rëndë ka qenë për të kjo përvojë.

    Por momenti më prekës erdhi kur ai foli për vizitën e tij të parë sapo u kthye në Shqipëri.

    Pa shkuar as në shtëpi, destinacioni i parë i tij ishte varri i Dr. Florit.

    Aty, mes emocionesh të forta, ai tregoi se ka folur me mikun e ndjerë:
    “I thashë ‘Pse ike? S’duhet të kishe ikur…’ dhe më ka kthyer përgjigje,” – rrëfeu Miri, duke lënë të nënkuptohet një moment shumë personal dhe i thellë shpirtëror.

    Deklarata e tij ka prekur publikun dhe është bërë menjëherë virale, duke rikthyer në vëmendje lidhjen e fortë mes dy artistëve.

    Related Posts

    Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik – prindërit në Itali për kurim, babai me sëmundje …

    May 3, 2026

    “O Zot, çfarë bëra…” publikohet momenti tragjik ku shoferi u mori jetën dy fëmijëve (pamje të rënda)

    May 3, 2026

    Kujdes pamje të rënda! Momenti kur përplasen fëmijët – britma dhe panik në vendngjarje (VIDEO)

    May 3, 2026

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.