Olsi Bylyku surprizoi publikun dhe banorët e “Big Brother VIP Albania 4” me një hyrje të papritur gjatë spektaklit të së martës.
Ai hyri për të takuar ish-partneren e tij, Egli Tako, pas më shumë se dy vitesh ndarje. Takimi u prezantua si një gjest mirënjohjeje dhe respekti, për të treguar se ndjenjat e bukura dhe kujtimet e së kaluarës mund të ruhen edhe pasi një marrëdhënie përfundon.
Por sipas burimeve të ndryshme në rrjet, veçanërisht nga “Lajmi.net”, kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme – apo më e rëndësishmja – për hyrjen e Olsit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Sipas raportimeve, Olsi Bylyku është paditur nga Top Channel për dëmtim imazhi dhe shkelje kontrate. Shuma e padisë? Plot 100 mijë euro.
