Shqipëria do të luajë të hënën në orën 21:00 në “Merkur Spiel Arena” të Dyseldorfit fatin e Europianit. Në fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte në 1/8 për herë të parë në histori.

    Edhe në Dyseldorf prite një det kuqezi, pas rreth 30 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë nesër në stadium.

    Interesi nga tifozët spanjollë për sfidën duket i ulët, pasi “La Roja” u kualifikuan më tej si kokë e Grupit B pas fitore ndaj Italisë. Për këtë arsye shumë tifozë spanjollë kanë filluar të shesin biletat e tyre për këtë sfidë.

    Ndërkohë sa i përket formacioneve, Silvinjo duket se ka në plan të bëjë tre ndryshime nga 11-ja titullare që hodhi në fushë përballë Kroacisë.

    Ardian Ismajli dhe Ivan Balliu pritet të startojnë si titullarë në mbrojtje, duke i zënë vendin Arlind Ajetit në qendër dhe Elseid Hysajt në krahun djathtë.

    Po ashtu pritet rikthimi në sulm i Armando Brojës, i cili parakalon kështu Rey Manajn.

    Skemat që tekniku Silvinjo ka në mendje për të mposhtur Spanjën janë 4-2-3-1 dhe 4-1-4-1, duke krijuar një digë para mbrojtjes me Qazim Laçin, Kristjan Asllanin dhe Ylber Ramadanin.

    Formacioni i mundshëm: Thomas Strakosha – Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj – Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Jasir Asani, Qazim Laçi, Nedim Bajrami – Armando Broja.