Një tjetër zarf ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke sjellë një surprizë të këndshme për banorët.
Sipas zarfit, Studio Jehona do të kujdeset për flokët e vajzave në shtëpi, duke sjellë një moment relaksi dhe kujdesi personal mes gjithë tensioneve të lojës.
Kjo surprizë vjen pikërisht në një ditë shumë të rëndësishme, pasi sonte është Prime, ku pritet të ketë zhvillime të forta.
Kujtojmë se në nominim këtë javë janë Mateo dhe Stenaldo, dhe njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë gjatë spektaklit të mbrëmjes.
Ndërkohë që vajzat shijojnë këtë moment ndryshe, tensioni për eliminimin mbetet i lartë, pasi gjithçka do të vendoset nga votat e publikut.

