Një tjetër përplasje e fortë ka ndodhur në Ferma VIP, ku këtë herë protagonistë janë Iliri dhe Akili, të cilët kanë kaluar nga diskutimi në ofendime të drejtpërdrejta.

Gjithçka nisi si një bisedë mbi mënyrën se si njerëzit gjykohen në bazë të sjelljeve të tyre. Iliri u shpreh se çdo person merr epitetet që meriton, duke lënë të kuptohet se sjellja përcakton perceptimin e të tjerëve.

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Akili, i cili reagoi menjëherë duke i thënë: “për mua ti je delulu, fluturon”, duke e akuzuar se nuk është realist në gjykimet e tij.

Debati u tensionua edhe më shumë kur Iliri nuk u tërhoq, por iu kundërpërgjigj ashpër me fjalët: “edhe ti për mua je koqe kandari”, një shprehje që konsiderohet ofenduese dhe që ndezi menjëherë situatën.

Pas këtij momenti, atmosfera u bë e rënduar, ndërsa banorët e tjerë ndoqën me vëmendje përplasjen që doli jashtë kontrollit.

Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë me masa disiplinore, pasi përdorimi i gjuhës fyese mund të sjellë edhe një “zarf të zi”, duke e bërë këtë situatë edhe më të tensionuar.

@joan.melcani5

Akil 🫡👑 #akil #fermavip3 #viral

♬ original sound – ••🅵🆅 3️⃣••