Një video e shkëputur nga kamerat e “Big Brother VIP Albania 5” ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të forta dhe indinjatë nga publiku.

    Në pamjet që po qarkullojnë masivisht, Rogerti dhe Miri dëgjohen duke bërë komente të papërshtatshme për Selin Bollatin, teksa ajo kalon pranë tyre.

    Gjatë bisedës, Rogerti dëgjohet duke thënë me zë të ulët:

    “Imagjino për shembull një film… të tre kështu personazhe”, ndërsa Miri i përgjigjet:

    “E ke të sigurt.”

    Situata përshkallëzohet më tej kur Rogerti i drejtohet Selinës me fjalët:

    “Gati na ra ushqimi nga goja o Selin”, ndërsa Miri shton:

    “Mua më ra.”

    Komentet vazhdojnë edhe më tej, duke marrë një drejtim edhe më denigrues, gjë që ka shkaktuar zemërim të madh tek ndjekësit.

    Videoja është bërë virale në TikTok dhe rrjete të tjera sociale, ku qindra komente kanë dënuar ashpër gjuhën e përdorur, duke e cilësuar si seksiste, vulgare dhe jashtë çdo norme etike.

    Shumë ndjekës kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të produksionit, duke etiketuar edhe moderatorin dhe opinionistët, ndërsa disa kanë shkuar deri aty sa ta konsiderojnë situatën të dënueshme ligjërisht.

    Komentet në rrjet janë të shumta dhe të ashpra:

    “Si do ndiheshit po të flitej kështu për vajzën tuaj?”,

    “Kjo nuk duhet të kalojë pa masa!”

    Publiku tashmë pret që kjo çështje të trajtohet në Prime, duke kërkuar masa konkrete ndaj dy banorëve për këtë situatë që ka kaluar çdo kufi.