Spektakli i fundit në Big Brother VIP Albania ka lënë pas tensione të forta, ku në qendër të vëmendjes janë vendosur Miri dhe Mateo.
Pas përfundimit të Prime-it, debati mes tyre është përshkallëzuar ndjeshëm, duke kaluar kufijtë e një përplasjeje të zakonshme loje dhe duke ndezur menjëherë reagime të forta në rrjet.
Gjatë diskutimit ballë për ballë, Miri ka përdorur tone kërcënuese, duke i thënë Mateos se do të përballen jashtë shtëpisë. Kur u pyet nëse kjo ishte një kërcënim, ai e pohoi pa hezitim.
Situata u rëndua edhe më shumë kur ai përdori një gjuhë të ashpër që preku edhe familjarët, me deklarata si: “Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë” dhe “Do takohemi jashtë!”.
Këto pamje janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të madhe te publiku dhe ndjekësit e formatit.
Shumë komentues kanë kërkuar masa të menjëhershme nga produksioni, duke kërkuar një “Zarf të Zi” për Mirin, pasi e konsiderojnë këtë sjellje të papranueshme.
Reagimeve iu është bashkuar edhe Pleurat Menaxheri, i cili përmes një videoje në TikTok ka kërkuar publikisht ndëshkim, duke theksuar se situata ka kaluar çdo kufi të lejueshëm.

