Një diskutim i qetë mes Gertës dhe Rozanës kaloi në një debat me tone të larta në “Big Brother VIP 4”
Gerta ka patur debate të shumta ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Një diskutim i qetë me Rozanën kaloi në një debat me tone të larta.
“Që ditën e parë më ke sulmuar mua në profesion. Nuk më intereson të mbroj profesionin këtu, e kam treguar jashtë. Më ke ofenduar në profesion. Unë ty kurrë nuk të kam ulur nga ana e karrierës”, i tha gazetarja Rozanës.
Këngëtarja iu përgjigj se ‘kurrë nuk ka dashur që ta ulë, por ajo vetë ka ulur veten e vet’. Sipas saj, Gerta në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka denigruar vajzat.