Një situatë shumë e rëndë është regjistruar në Big Brother VIP Albania, ku tensionet mes finalistëve kanë kaluar çdo kufi të pranueshëm.

Gjatë një debati të ashpër, Rogerti i është drejtuar Mateos me një deklaratë që ka tronditur publikun, duke përdorur tone kërcënuese dhe duke përfshirë edhe familjen.

“Kam me të ardh me familjen time te palestra, pasha këtë kryq,” është shprehur ai, një fjali që është konsideruar nga ndjekësit si krejtësisht e papranueshme për një format televiziv.

Pamjet kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit, duke sjellë reagime të shumta dhe kërkesa të forta që produksioni të marrë masa të menjëhershme.

Shumë komentues kërkojnë ndëshkim, madje edhe “Zarf të Zi”, duke theksuar se kërcënime të tilla nuk duhet të tolerohen, sidomos në këtë fazë të lojës.

Kujtojmë se tashmë në garë kanë mbetur vetëm katër finalistë dhe finalja e madhe pritet të mbahet më 18 prill, ku njëri prej tyre do të shpallet fitues.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë pas këtij episodi të rëndë dhe nëse Rogerti do të përballet me pasoja për deklaratat e tij.

@menaxheri_de

Per mendim timin duhet Skualifikim #deutschland #diaspora #menaxheri #mateo #bbva

♬ original sound – Pleurat Menaxheri