Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Ferma VIP, duke shkaktuar reagime të forta dhe debat të madh në rrjetet sociale.

    Ajo që nisi si një shaka mes banorëve, ka përfunduar në një moment që shumë ndjekës e kanë cilësuar si të papranueshëm.

    Pas gatimit, Iliri ka nisur të ngacmojë Mimoza Ahmetin me humor, duke i thënë se kishte ruajtur një “bisht pule” për të. Por situata ndryshoi kur, së bashku me Adionin, e kanë kapur fizikisht dhe e kanë detyruar t’i fusin ushqimin në gojë.

    Edhe pse brenda fermës momenti u shoqërua me të qeshura dhe u trajtua si lojë, reagimi jashtë ka qenë krejt ndryshe.

    Pamjet kanë shpërthyer në rrjet, ku shumë ndjekës kanë dënuar ashpër veprimin, duke kërkuar masa dhe madje përjashtim për banorët e përfshirë.

    Pavarësisht se Mimoza e mori me sportivitet dhe nuk e dramatizoi situatën, publiku thekson se veprime të tilla fizike kundër dëshirës së dikujt nuk duhet të normalizohen në ekran.

    Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë pas këtij episodi që ka trazuar opinionin publik.