Spekulimet për raportet mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, dhe së fundmi, një moment i kapur në video po bën xhiron e rrjeteve sociale: Xheneta është parë në koncertin e Jozit, duke ndezur menjëherë komentet e publikut.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Xheneta shfaqet mes publikut në një nga performancat live të Jozit, duke e ndjekur nga afër dhe me vëmendje. Kjo ka mjaftuar që ndjekësit të nisin me aludimet për një raport të afërt apo mbështetje mes dyshes, të cilët shpesh janë përfolur për një afeksion të veçantë gjatë kohës në BBVIP.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike mbi këtë afrim të mundshëm, praninë e Xhenetës në koncertin e Jozit, fansat e kanë përjetuar si një sinjal pozitiv për një miqësi të vazhdueshme – ose ndoshta edhe diçka më shumë.
Për momentin, videoja vijon të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, me fansat që presin një reagim apo konfirmim nga të dy protagonistët.