Edhe pse marrëdhënia mes Xheneta Fetahut dhe Gjestit ka përfunduar që gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova, emri i tyre vazhdon të lidhet herë pas here me njëri-tjetrin.

    Gjatë puntatës më të fundit të emisionit Trotuar në “E Diell”, moderatorja Nevina Shtylla e ngacmoi Xhenetën me një pyetje që ngjalli interes: “A do të pranoje të ishe pjesë e një videoklipi të Gjestit, nëse të ofrohej mundësia?”

    Përgjigjja e Xhenetës ishte e papritur. Ajo nuk e përjashtoi këtë mundësi dhe u shpreh se, nëse do të realizohej një vazhdim i këngës “Katile”, konkretisht një “Katile 2”, do të pranonte me kënaqësi, pasi kjo është kënga e vetme e Gjestit që ajo pëlqen vërtet.

    Ndër të tjera, Xheneta tregoi se, pavarësisht përfundimit të lidhjes, ajo i ka shkruar Gjestit për ta uruar për ditëlindjen dhe sukseset që ai po arrin pas daljes nga BBVK. Megjithatë, sipas saj, nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ai.