Mario Prelleshaj, 14-vjeçari i dyshuar per vrasjen e shokut te klases Martin Cani dhe plagosjen e Luis Meçes prane shkolles “Fan Noli” ne Tirane, ka apeluar vendimin e mases se sigurise “arrest me burg”.
Permes avokatit te tij, Prelleshaj ka paragitur nje ankim ne Giykaten e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, duke kerkuar zbutjen e mases. Argumentet e tij nuk jane bere ende publike nga mbrojtja.
Ne vijim te hetimeve, i mituri eshte marre ne pyetje nga prokurorja e geshtjes ne nje seance maratone qe zgjati tete
Detajet e deshmise mbeten te klasifikuara, por burime prane hetuesve bejne me dije se Prelleshaj eshte ballafaquar me disa nga te miturit që ndodheshin ne vendngjarje.
Prokuroria vijon te hedhe drite mbi rethanat e ngjarjes se rende, duke perfshire ballafaqime mes te plagosurit Luis Meçe dhe kusheririt te tij, i cili ka qene gjithashtu deshmitar.
Ngjarja ndodhi pak minuta pasi Martin Cani doli nga shkolla, pas nje konflikti te meparshem me autorin e dyshuar. Viktima u qëllua per vdekje me thike, ndersa Luis Meçe mbeti i plagosur dhe pas trajtimit 11-ditor ne Spitalin e Traumes, u transferua per kurim te specializuar ne Itali.