Ky edicion i “Big Brother VIP Kosova” po tërheq vëmendjen e publikut me situata të papritura që i mbajnë shikuesit të lidhur pas ekranit. 

    Një ngjarje e tillë ndodhi mbrëmë, kur tensionet në shtëpi morën një kthesë të papritur mes dy banorëve, Xuxit dhe Drilonit.

    Xuxi u afrua dhe tentoi t’i japë një puthje në buzë Drilonit, duke i shoqëruar veprimin me fjalët: “Po du met puth, po kom qef.” 

    Driloni dhe Xuxi kanë patur shpesh përplasje mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dhe kjo situatë ka rritur agravimin mes tyre.