Aktori shkodran Julian Deda mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste brenda “Big Brother VIP”, ndër të tjera ka folur edhe për fituesin e edicionit të dytë, Luiz Ejlli.

    Gjatë qëndrimit në këtë reality show, këngëtari shkodran u dashurua me moderatoren Kiara Titon, të cilës i propozoi për martesë në “BBV”.

    Sipas aktorit, Luizi i ka propozuar Kiarës me tekstin e tij “Moj Juliet… unë do të djeg Shkodrën…”.

    Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…”, tha Juli.

    Rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë këngëtari, duke ironizuar Julin mbi autorësinë e tekstit.

    “Teksti është i Sander Ruçit po nejse”– ka shkruar këngëtari.

    @no.comment002

    #bigbrother #bigbrothervipalbania #bigbrotheralbaniavip #meritonmjekiqi #fyp #viral #viralvideo #viraltiktok #kosova #kosovaalbania #like #nocomment002 #juldeda #ledionlico #juliandeda #follow #share #luizejlli #meluizin #kiaratito

    ♬ original sound – NO COMMENT 🇦🇱