Ish-banorja e BBV3, Heidi Baci ka qenë dje në mbrëmje e ftuar në Top Arena.

    Ishte Edi Manushi, ai i cili i zhvilloi një intervistë me disa pyetje.

    Ti ke thënë që nuk do e lësh Italinë, po ne të shohim gjithë kohën këtu. Çfarë ka ndodhur, keni nisur bashkëjetesën?

    Po, normale ne nuk ndahemi dot nga njëri-tjetri. Unë kam jetuar gjithmonë në shtete të ndryshme për punën edhe gjithmonë jeta dhe tipi më kanë çuar të eksploroj. Nuk i kam rrënjët kaq shumë në Itali, siç i ka Romeo këte. Ka filluar të më pëlqejë edhe mua.