Një moment i fortë emocional është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Brikena është shfaqur e përlotur gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit.

E prekur nga situatat e fundit në shtëpi, ajo ka bërë një deklaratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen:

“Më ka lënduar kjo gjë…”

Në rrëfimin e saj, Brikena ka lënë të kuptohet se ndjenjat e saj ndaj Mateos kanë qenë reale, duke shtuar se:

“Unë gatova për Mateon…”, ndërsa duket se është zhgënjyer nga afrimiteti i tij me Selinën.

Ky moment ka ngritur shumë pikëpyetje mbi trekëndëshin e krijuar në shtëpi dhe mbi atë se çfarë po ndodh realisht mes tyre.

Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në mendime:

disa e mbështesin Brikenën për sinqeritetin e saj, ndërsa të tjerë e shohin situatën si pjesë të lojës.

Marrëdhënia mes banorëve duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, ndërsa publiku pret me interes zhvillimet e radhës në këtë histori që po dominon shtëpinë e BBVA.