Një situatë e papritur dhe komike ka ndodhur sot në mëngjes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Si pjesë e një sfide të re, shtëpisë iu bashkua një lopë, për të cilën banorët duhet të kujdesen. Por askush nuk e kishte imagjinuar se “mysafirja” e veçantë do të shkaktonte kaq shumë rrëmujë.
E para që u zgjua sot ishte Gerta, e cila nisi ditën duke vëzhguar me kujdes lopën. Por papritur, lopa vendosi të “arratiset” duke kapërcyer gardhin e improvizuar pranë saj.
Gerta reagoi menjëherë duke thirrur me zë të lartë: “Iku lopa!”, ndërkohë vrapoi në panik drejt dhomës së gjumit për të zgjuar Jozin. “O Jozi, zgjohu se ka dalë nga gardhi!”