Pak ditë më parë, Egli Tako hodhi poshtë të gjitha aludimet se ka qenë në një lidhje me instruktorin e saj të palestrës, Mario Olldashi.

    Ajo sqaroi se mes tyre nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie romantike dhe se kontaktet kanë qenë vetëm në kuadër të palestrës dhe për shkak të njohjes së tij me kunatin e saj.

    Por më pas, situata mori një kthesë të papritur, pasi në rrjet nisën të qarkullonin disa foto ku Egli dhe Mario shiheshin së bashku dhe të afërt në vende të ndryshme. Këto pamje hodhën dyshime mbi deklaratat e saj të mëparshme.

    Ngjarja ka ndezur sërish spekulimet, sidomos pas veprimit të fundit të Egli Takos.

    Këngëtarja ka fshirë nga Instagrami i saj të gjitha postimet që lidhen me Gjestin, përfshirë edhe fotot nga dasma simbolike në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku dyshja shkëmbyen puthje në buzë.

    Ky veprim i papritur ka ngjallur dyshime se midis tyre mund të ketë ndodhur një krisje, ose ndoshta edhe ndarje përfundimtare.

    Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të jetë një lëvizje e menduar për të krijuar kuriozitet rreth një projekti të ri artistik nga Egli.