Selin Bollati u shpall fituese e Big Brother VIP Albania këtë të shtunë, pas një rrugëtimi të mbushur me emocione, debate dhe momente të forta që e kthyen në një nga figurat më të dashura të këtij edicioni.
Por duket se suksesi i saj nuk u ndal me çmimin e madh.
Ndërsa publiku ishte i fokusuar te festa dhe emocionet e finales, një tjetër “fitore” po ndodhte paralelisht në rrjetet sociale.
Brenda vetëm dy ditëve, profili i saj në Instagram ka shpërthyer në mënyrë të papritur.
Nga rreth 193 mijë ndjekës që kishte në momentin e finales, Selina ka arritur në mbi 237 mijë, duke fituar plot 44 mijë ndjekës të rinj në vetëm 48 orë.
Kjo rritje e menjëhershme konsiderohet një rekord për këtë sezon dhe tregon qartë mbështetjen masive që ajo ka marrë nga publiku.
Ky “boom” në rrjete është dëshmi se fitorja e saj nuk ishte vetëm në lojë, por edhe në zemrat e njerëzve që vazhdojnë ta ndjekin dhe ta mbështesin edhe jashtë shtëpisë.

