Drilon Rama ka vendosur t’i japë fund zërave që e kanë lidhur në mënyrë romantike me ish-banoren Sara Kolami.
Në një reagim të qartë dhe të prerë në rrjetet sociale, ai mohoi kategorikisht se mes tyre ka pasur ndonjëherë ndjenja apo një lidhje.
“Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh, kurrë s’kemi qenë bashkë. Kemi pas respekt, jemi kuptu mirë po kurrë s’ka pas kurgjo ma shumë, as s’ka me pas,” – shkruan Driloni në një story në Instagram.
Ai shtoi se nuk kanë komunikuar prej më shumë se dy muajsh, dhe se një video që po qarkullon në rrjet është e vjetër dhe jashtë kontekstit.
Driloni akuzon Sarën se ka përdorur këtë situatë për interes personal: “Ajo e ka përdor për interes t’vet, ka vepru qysh i ka konvenu, s’ka lidhje me mu.”
Në fund, Driloni u drejtua ndjekësve dhe opinionit publik me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Ju keni një film në kokë, e doni me çdo kusht me bo realitet. Unë luftoj për veti, kujdesna për karrierën teme. Fokusin e kam te vetja, familja dhe shqiptarët që më përkrahin.”
Me këtë deklaratë, ai duket se ka vënë një pikë të madhe mbi thashethemet që kanë qarkulluar për javë të tëra.