Një nga historitë më rrëqethëse që ka prekur opinionin publik pas rrëzimit të avionit të “Air India” është ajo e familjes Joshi – një familje e tërë që u shua tragjikisht në rrugën drejt një jete të re.
Dr. Pratik Joshi, një mjek i përkushtuar që kishte ndërtuar karrierën e tij në Londër për më shumë se gjashtë vite, kishte punuar me vetëm një qëllim: t’i bashkohej familja. Bashkëshortja e tij, Dr. Komi Vyas, gjithashtu mjeke, dhe tre fëmijët e tyre të mitur, po përgatiteshin të nisnin një kapitull të ri në Angli.
Vetëm dy ditë më parë, Komi kishte dorëzuar dorëheqjen nga spitali ku punonte në Indi. Ata kishin mbyllur gjithçka pas vetes: valixhet, shtëpinë, përshëndetjet me të afërmit dhe miqtë. Kishin realizuar edhe një foto të fundit para nisjes, si kujtim për një fillim të lumtur.
Por gjithçka mori fund në mënyrën më të pabesueshme. Vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad, avioni u rrëzua në një zonë të banuar. Të gjithë pasagjerët, përfshirë pesë anëtarët e familjes Joshi, humbën jetën.
Një ëndërr që kishte marrë vite për t’u ndërtuar u shua në pak sekonda. Historia e tyre është një kujtesë e dhimbshme për brishtësinë e jetës dhe sa të papritura mund të jenë tragjeditë njerëzore.