Egesta është ish bashkëshortja e Meriton Mjekiqit me të cilën kanë një djalë së bashku.
Kur Meritoni ishte pjesë e “Big Brother”, Egesta ishte mjaftë e komentuar.
Ajo në rrjetet e saj sociale morri mbështetje të shumë nënave dhe grave që janë në pozitën e saj.
Egesta me një postim së fundmi shkruan “Gëzuar për mua”.
Kujtojmë që Egesta është një nënë tejet e përkushtuar për djalin e saj Loarin, shkruan “Kosovarja”.
Marrëdhënia mes çiftit Ilnisa dhe Meriton, që tashmë duket se janë “ish” prej kohës po komentohet dhe aludohet, a janë ndarë apo krijuan një konflikt artificail për vëmendje. Por nga informacionet e fundit,
ndarja mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit është e vërtetë. Ka qenë gazetarja Klotilda Harka, e cila është shprehur se janë ndarë, madje si thotë dhe ajo “madje shumë zgjati”.
Debati:
Nevina: Ka patur aludime për ndarjen e Meritonit dhe Ilnisës. Klotilda ke ndonjë informacion për këtë?
Klotilda: Mund të përgjigjet Meridiani
Nevina: Pse?
Klotilda: Nuk dua të përgjigjem për këtë
Meridiani: Se paska pritur Klotilda. Nuk e prisje ti Klotilda?
Klotilda: Jo, jo, patjetër që e prisja
Meridiani: Ishte diçka e pritshme
Klotilda: Madje u duk sikur zgjati shumë.
Disa ditë më parë Ilnisa nuk e mohoi ndarjen, por as e pranoi ajo u shpreh shkurt: Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.