Një moment i papritur ndodhi gjatë performancës së fundit të këngëtares së njohur shqiptare, Tuna. Teksa po ngjitej në skenë për të dhënë një nga performancat e saj live, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në gjunjë.
Ngjarja ndodhi në prani të dhjetëra të ftuarve dhe fansave që prisnin me entuziazëm performancën.
Videoja e momentit është bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve online.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk është rrëzimi në vetvete, por mënyra se si Tuna e përballoi situatën. Pa humbur as edhe një sekondë, ajo u ngrit, buzëqeshi dhe vazhdoi performancën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Ky reagim i saj është vlerësuar nga fansat dhe mediat, duke e konsideruar si një shembull profesionalizmi dhe përkushtimi ndaj artit.