Një tjetër moment që ka ndezur debat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është regjistruar gjatë një bisede mes Mirit dhe Rogertit, ku dy banorët kanë komentuar hapur për Selinën.

Gjatë bisedës, Rogerti ka nisur të flasë për karakterin e Selinës dhe për raportin e saj me banorët e tjerë. Në një moment ai përdori fjalë të forta, duke thënë se ajo “ka një helm të paparë”, duke lënë të kuptohet se sipas tij Selina është shumë e rrezikshme në mënyrën si luan në shtëpi. 

Nga ana tjetër, Miri bëri një koment për pamjen fizike të saj, duke theksuar se “trupin e ka shumë klas, se është balerinë”, ndërsa biseda mes tyre vazhdoi me analiza dhe komente për sjelljen e saj në lojë. 

Në një moment, Miri e pyeti Rogertin pse e urren kaq shumë Selinën, duke lënë të kuptohet se kritikat e tij ndaj saj kanë qenë të vazhdueshme që nga fillimi i lojës. Rogerti u përgjigj se sipas tij problemi është mosmirënjohja dhe mënyra si ajo sillet me të tjerët. 

Kjo bisedë është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit kanë reaguar me komente të shumta. Disa e kanë parë si një analizë të lojës së Selinës, ndërsa të tjerë kanë kritikuar mënyrën si banorët flasin për njëri-tjetrin brenda shtëpisë.

Momenti vjen në një kohë kur tensionet mes Selinës, Rogertit dhe disa banorëve të tjerë janë rritur ndjeshëm, sidomos pas “dasmës” simbolike me Gimbon dhe debateve të shumta që kanë pasuar në shtëpi.