Një video që po bën xhiron e rrjetit ka rikthyer në qendër të vëmendjes dy artistët e njohur shqiptarë Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula.
Në pamjet e publikuara së fundmi, dyshja shihen shumë të afërt gjatë një mbrëmjeje në një klub në Paris, ku janë filmuar duke kërcyer, përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje në buzë. Videoja është bërë menjëherë virale dhe ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Por vëmendjen e madhe nuk e mori vetëm videoja e dy artistëve. Pas publikimit të saj ka ardhur edhe reagimi i ish-bashkëshortit të këngëtares, aktorit Bes Kallaku.
Sipas raportimeve, vetëm pak kohë pasi pamjet filluan të qarkullojnë në internet, Besi publikoi një foto të tij duke buzëqeshur në rrjetet sociale, të shoqëruar me mbishkrimin në anglisht: “The reason behind this smile” (Arsyeja pas kësaj buzëqeshjeje). Ky postim u interpretua nga shumë ndjekës si një reagim ironik dhe një mesazh indirekt ndaj situatës së krijuar.
Prej kohësh në mediat rozë qarkullonin aludime për një raport më të afërt mes Ledrit dhe Xhensilës, sidomos pas bashkëpunimeve muzikore dhe paraqitjeve të përbashkëta në skenë. Videoja e fundit nga klubi duket se ka shtuar edhe më shumë spekulimet për një romancë të mundshme mes tyre.
Megjithatë, deri në këto momente as Xhensila dhe as Ledri nuk kanë bërë një reagim zyrtar për pamjet që po qarkullojnë në rrjet. Ndërkohë, fansat vazhdojnë të komentojnë masivisht situatën, duke e kthyer këtë histori në një nga temat më të diskutuara të momentit në showbiz shqiptar.

