“Torturëë e vërtetë…”,Egla Ceno thumbon Romeo Veshaj dhe Elvana Gjatën?

Fituesja e “Big Brother VIP 3,” Egla Ceno, ka ndezur rrjetet sociale me një postim nostalgjik, ku kujtonte një bashkëpunim të saj të mëparshëm me aktorin Elvis Pupa në miniserialin “Më fal për shprehjen,” prodhim i Digitalb.

Në postim, Egla shkruan:
“Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016-tën luaja si gruaja e Vis Pupës në ‘Më fal për shprehjen,’ një mini serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla. Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA… torturë e vërtetë për të shkretin! S’ka mo… gjen tenxherja kapakun gjithmonë.”

Pikërisht fraza e fundit, “S’ka më gjen tenxherja kapakun gjithmonë,” ka ngjallur dyshime për një thumb të drejtpërdrejtë ndaj projektit të fundit të Elvana Gjatës dhe Romeo Veshajt, “Tenxhereja Kapakun.”

Menjëherë u aludua si një kunjë për serialin “Tenxherja Kapakun” ku në episodin e kësaj të shtune u shfaq pikërisht një skenë e ngjashme e Romeos dhe Elvanës në një ambient të ngjashëm.

Përforcimi i këtyre aludimeve u bë përmes një komenti nga një ndjekës i saj, i cili kritikonte protagonistët e projektit si “dy njerëz që s’kanë pikë emocion transmetimi.” Egla, duke i dhënë pëlqim komentit, duket se ndan të njëjtin mendim, gjë që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së ndjekësve.

Ky reagim nga aktorja ka ngjallur shumë diskutime në rrjet, duke e kthyer situatën në një tjetër temë të nxehtë për fansat e “BBV” dhe publikun e gjerë.