Pas shpalljes së Rozana Radit si finaliste e parë e Big Brother VIP Albania 4, loja mori një kthesë të fortë.

    Rozana zgjodhi të dërgojë në nominim përballë njëri-tjetrit Eglin dhe Laertin, për të përcaktuar finalistin e dytë.

    Megjithatë, rezultati i mbrëmjes së djeshme, ku Laert Vasili u shpall finalist i dytë, ka ngjallur reagime të ashpra në rrjet.

    Çdo sondazh publik, përfshirë atë të Top Albania Radio, tregonte qartë se Egli kishte përkrahjen më të madhe të publikut – me mbi 85% të votave. Por pavarësisht kësaj, produksioni zgjodhi Laertin si finalist, duke ngritur dyshime serioze për transparencën dhe ndershmërinë e garës.

    Ndjekësit nuk kanë kursyer kritikat, duke shpërthyer në komente negative në postimet e fundit të faqes zyrtare të Big Brother VIP Albania.

    Ata akuzojnë produksionin për manipulim dhe zgjedhje të paracaktuar të fituesit, duke pretenduar se Laerti nuk e meritonte aspak finalen.