Duket se ofendimet ndaj Gjestit nuk do të kenë të mbaruar në Big Brother VIP Albania, dhe këtë, produksioni nuk ka ndërmend ta ndalojë, por përkundrazi.
Pas rastit të G-Banit, i cili i ofendoi motrën dhe mamanë, e më pas bullizimet e vazhdueshme me Jozin ndaj Gjestit, një tjetër moment i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Si fillim ishte opinionisti Arbër Hajdari ai që u shpreh për Gjestin se “ka një marrë një lopatë të madhe dhe po hap gropat, ndërsa banorët e tjerë po i bien brenda një nga një”.
Më pas, u lexua zarfi i zi dhe u bë e ditur se Bani, Jozi dhe Amber shkojnë në një televotim dhe një prej tyre lë shtëpinë. Megjithatë Amber vendosi të largohej menjéherë.
E teksa kjo e fundit sapo u largua nga shtëpia, dëgjohet Laert Vasili teksa ofendon rëndë nga familja Gjestin.
“Ja q*fsha robt. Është faji i atij të voglit që hap gropa” thotë Laerti, ndërsa pak sekonda më vonë u kalua transmetimi né publicitet.