Faton Hajrizi është vrarë sot nga Policia e Serbisë, për vdekjen e tij ka reaguar një grua me emrin Liridona Shala dhe gjithashtu edhe vëllai i tij, Artan Hajrizi, raporton Gazeta Sinjali.

    Ai pas vdekjes së vëllait të tij ka publikuar një foto të Faton Hajrizit dhe ka shkruar se “Vëlla ti je i gjallë në zemrën tem”.

    Theksojmë se gjatë ditës së djeshme Artani ishte distancuar nga veprimet e Fatonit.

    Ndërkohë, sot ai është kujtuar nga një grua me emrin Liridona Shala, e cila shihet përkrahë tij.

    Ajo e ka kujtuar atë përmes Tik-Tokut – duke thënë “Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq herët bre oh zot…oj dashni ti nuk vdes kurrë”, ka shkruar ajo.