Rike Roçi dhe Erjola Doçi kanë krijuar një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”
Rike Roçi dhe Erjola Doçi kanë krijuar një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Por mbrëmjen e djeshme ato kanë patur një debat me njëra-tjetrën, ku nuk ka munguar edhe ngritja e zërit.
Teksa Erjola po bisedonte me Riken, kjo e fundit i është shmangur bisedës duke mos e lënë atë që të çojë mendimin deri në fund.
E pikërisht kjo gjë e ka acaruar keq moderatoren e njohur, e cila ka shpërthyer keq ndaj modeles duke i thënë që ajo po ja devijon bisedën.