Këngëtari i njohur, Blero, ka bërë një deklaratë interesante gjatë një interviste të fundit, ku iu përgjigj pyetjeve personale që ngjallën kuriozitet. I pyetur nëse do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij – Teutën, Afronën, ose siç e quante me përkëdheli, Bebin – Blero zgjodhi të jetë i sinqertë.
“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është,” tha këngëtari.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë vlerësuar sinqeritetin dhe respektin që këngëtari ruan për ish-bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij.