Një video e Eglit teksa pariParker I regullon flokët po qarkullon gjerësisht në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania.

    Në video, ndërsa parukieri kujdesej për pamjen e saj, ai i tha: “Të kam marrë inat”.

    Egli, e habitur, e pyeti për arsyen, ndërsa ai iu përgjigj: “Jashtë, s’u kujtove fare për mua”.

    Egli menjëherë u mbrojt, duke thënë: “Jo, e ke gabim, ne kemi folur në telefon”.

    Egli vazhdoi të shpjegonte: “Unë s’kam dalë fare nga shtëpia. Vetëm kush më ka ardhur të më takojë në shtëpi”.

    Në atë moment, dëgjohet një zë nga produksioni që i thotë: “Egli, kujdes mikrofonin”.

    Kjo frazë ndezi menjëherë spekulime në rrjet, me shumë shikues që e interpretuan si një sinjal se Egli po jepte informacion të ndaluar, duke lënë të kuptohej se ajo nuk ka lënë fare shtëpinë e Big Brother.

    Nga ana tjetër, fansat e saj dolën në mbrojtje, duke shpjeguar se Egli e kishte fjalën për shtëpinë e saj personale dhe jo për qëndrimin në shtëpinë e BBVA.